Molos Delija, njëri nga personat që u godit për vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, do të varroset sot në varrezat e qytetit në Gjakovë.
Molosi vdiq në moshën 20-vjeçare.
Nga aksidenti i mbrëmshëm mbetën të vdekur tre të rinj, teksa lidhur me rastin me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dy persona të dyshuar.
Dyshohet se mbrëmë u organizuan gara ilegale, ndërsa viktimat ishin në cilësinë e këmbësoreve kur vetura humbi kontrollin duke i goditur ata për vdekje.
Pas këtij rasti u kërkuan dënime më të ashpra në trafik.