Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Pejë ku një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë. Ky rast ka tronditur familjen Gjocaj me të kuptuar lajmin e hidhur për më të dashurin e tyre.
Sinjali raportoi mbrëmë se viktima është Arsim Gjocaj i cili dyshohet se ishte duke vuajtur nga depresioni.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas familjarëve, viktima është hedhur me qëllim nga kati i dytë i shtëpisë.
Policia është njoftuar me rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka shkuar në Emergjencë për të marrë më shumë informacione.
Lidhur me këtë ngjarje, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim mbi vdekjen”.
Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i 53-vjeçarit bëhet sot, më datë 08.07.2023 në varrezat e fshatit Rashiq të Pejës. Ndërsa, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në ora 16:00.