
Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Muhamet Beqiri, sot do të varroset në fshatin e tij të lindjes, në Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt.
Ai ndërroi jetë teksa ishte në krye të detyrës.
Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, Zona Operative e Nerodimes, pas transformimit të UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës ka shërbyer në Batalionin e Xhenios, ndërsa që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shërbyer në Kompaninë e Deminimit. Vdekja e ndau në pozitën e nënoficerit të lartë, Udhëheqës i Instruktorëve në sektorin e Auto shkollës, pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Pas vetës la bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.