Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit personit që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një person ka humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Podujevë. Biçiklisti dyshohet se u godit nga një kamion, që u përfshi po ashtu në aksident dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Mësohet se bëhet fjalë për Sabri Aliun, për vdekjen e të cilit ka njoftuar edhe familja e tij.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Varrimi i tij do të bëhet sot.