Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, flitet për Kosovën

 
   

Sot pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe nga drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ku temë diskutimi do të jetë gjendja në Kosovë. Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet se pjesë e kësaj mbledhje do të jetë shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Zijadeh.

Së fundmi në një intervistë për mediat serbe, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit është një nga vendimet të cilat synojnë t’i detyrojnë serbët të vendosin të largohen të qetë nga Kosova.

“Ekziston një argument i tërë se çfarë ka ndodhur, çfarë po dhunohet, çfarë terrori po bëhet ndaj serbëve dhe cili është qëllimi përfundimtar, që është dëbimi i serbëve nga Kosova, pra që ata të vendosin vetë se të largohen të qetë”, tha shefi i diplomacisë serbe.

Tutje, Daçiq tha se është turp për bashkësinë ndërkombëtare që pas 11 vitesh ta ftojë Prishtinën që të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Është shaka, duhet të kenë turp, komuniteti ndërkombëtar, ata që kanë nënshkruar marrëveshjen në Bruksel se ne nuk do ta kishim nënshkruar nëse nuk do të garantonin dhe tani duhet t’i kërkojmë Kurtit të formojë Asociacionin. Imagjinoni, ne kemi eja aq larg sa një Paris, Berlin, Uashington po i lutet Kurtit të formojë Komunitetin. Deri ku kemi arritur apo dikush mendon se jemi vërtet budallenj“, thotë Daçiq.

Ai foli edhe për sulmin terrorist nga serbët në Banjskë.

“Çfarë po bënin ata atje? Imagjinoni sikur presidenti Vuçiq ose unë të shkojmë dhe të ulemi me këta njerëz nga Banjska. Komuniteti ndërkombëtar është i mërzitur pse kjo po zgjat kaq shumë dhe se si një Serbi e vogël po lufton dhe ka sukses që nga viti 2008 për ta mbajtur Kosovën nga arritjen e pavarësisë. Këtu po luftojmë dhe nuk do ta njohim Kosovën, po luftojmë në tre fronte“, tha ai.