Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e pesë komisioneve parlamentare.
Duke nisur nga ora 10:00, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton projekt-rezolutën lidhur me Raportin e Punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton aplikacionet e kandidatëve për anëtarë të KKTK. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
11:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mban tryezë me temën: Shëndeti mendor, sfidat dhe arritjet. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, diskuton lidhur me rekomandimet e raporteve të shqyrtuara në komision. (Kuvendi i Kosovës, N302)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit” dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203).