Sot do të mblidhen dy komisione të Kuvendit të Kosovës.
Duke filluar nga ora 10:00, komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Spor.
Ky komision shqyrton raportin vjetor të punës të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Ndërkaq, nga ora 12:30, komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT.