Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot në orën 16:00 shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

 
   

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot në orën 16:00 do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit mbledhja nis në orën 16:00.

“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”, tha Elezi.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para, e dyta PDK, LDK – e treta dhe AAK-Nimsa e katërta.