Nga sot fillon në Kosovë Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian. Ky mision do të mbajë konferencë për media.
Shefja e këtij Misioni Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian, do të prezantojë mandatin dhe objektivat e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.
Një ditë parë ajo ka zhvilluar takime me zyrtarë të institucioneve dhe të partive politike.
Mandati i misionit është të vëzhgojë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor.
Ky Mision gjithashtu do të vlerësojë shkallën në të cilën zgjedhjet janë në përputhje me ligjin e Kosovës, si dhe me standardet ndërkombëtare për zgjedhjet.