
Shërbyesit civilë brenda Policisë së Kosovës kanë paralajmëruar se do të protestojnë sot për shkak të pakënaqësisë që i kanë lidhur me pagat.
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri tha se kjo po bëhet me shpresë që do të reagojë dikush nga institucionet vendore, në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme.
“Këtyre punëtorëve, por edhe flotës operative, u është premtuar se do të bëhet rregullimi i klasifikimit në koeficientë. Me ligjin e ri ata nuk janë të ranguar aty ku duhet dhe për profesionet që i kryejnë”, theksoi ai për emisionin Edicioni Special .
Kreu i Sindikatës së Policisë shtoi se protesta do të mbahet në vendet e punës dhe gjatë orarit të punës.