Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot u dërgua në Hagë, reagon djali i Haxhi Shalës: S’e dimë arsyen e arrestimit dhe transferimit

 
   

Ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala, sot është transferuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në lidhje me këtë ka reaguar djali i tij, Flakron Shala, i cili tha se familja e tij s’kishin asnjë informacion që nga intervista e prindit të tij.

“Sot kemi marrë informacione për transferimin e tij në Hagë me urdhër të prokurorit, e ne si familje ende nuk kemi informacion për arrestimin apo ndalimin,e as arsyet se pse ai po transferohet në Hagë”, shkroi Shala.

Më tej, ai tha se janë të bindur në pafajësinë e Haxhi Shalës dhe të të gjithë të tjerëve që janë në Gjykatën Speciale.

“Kjo gjykatë është e njëanshme sepse gjykon çlirimtarët që mbrojtën vendin dhe të drejtat e tyre për liri”, shkroi ai.