Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Sot varroset çifti nga Deçani, që vdiqën në aksidentin tragjik në Klinë

Çifti, Fahri dhe Vlora Gjocaj,që vdiqën në një aksident ditën e shtune në Klinë do të varrosen sot.

Familja ka njoftuar se varrimi do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës.

“Varrimi i çiftit FAHRI dhe VLORA (të cilet me datë 09.03.2024 humbje jeten tragjikisht) do të bëhet diten e hënë, datën 11.03.2024. Funerali niset në ora 13:30 nga Gasallhone-ja ndersa varrimi në ora 14″00 në varrezat e qytetit të Pejës. E pamja do të jetë më datat 12 dhe 13 mars 2024 dhe fillon në ora 08″00 deri 12″00 në fshatin Baballoq, komuna e Deçanit dhe do te vazhdon pas iftarit nga ora 18″00 deri në ora 20:00 në qytetin e Pejës. Vendi i të pamës në qytetin e Pejës, do te njoftohet neser në ceremonine e varrimit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ata vdiqën nga një aksident tragjik mes trenit dhe një kombi-busi të shtunën rreth orës 18:00.