
47- vjeçari, Shkelzen (Haxhi) Kamaj, tragjikisht ka humbur jetën në vendin e tij të punës me 8 prill në Paris të Francës.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër (e premte) në fshatin Strellc i Ulët në ora 14:00.
Kujtojmë se lajmin për vdekjen e Shkelzen Kamajt, e ka bërë të ditur ish-deputeti Shkumbin Demaliaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“Tragjikisht ka humbur jetën në Paris të Francës. Miku i familjes sonë që e deshtëm dhe na ka dashur si vëllëzër Shkelzen Kamaj nga Strellci i Ultë I Deçanit.!!Xen qofsh i xhehnetit vëlla.!! Ngushëllime familjes Kamaj, miqëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Xenin.!! Do të na mungosh të gjithëve”, kishte shkruar ai.