
Sot do të përcillet për në banesën e fundit i riu nga Vushtrria Ardian Latifi që ndërroi jetë para pak ditësh në Gjermani.
Për ceremoninë e varrimit kanë njoftuar familjarët e Ardianit në rrjete sociale.
Njoftimi i plotë:
I njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe shoqërinë, që varrimi i të ndjerit është sot (e premte 03.05.2024) në varrezat e fshatit Begaj të Vushtrrisë.
Falja e namazit bëhet në xhaminë Karamanli me namazin e xhumasë (Drekës).