Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot votohet për president në Maqedoni të Veriut

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 e mëngjesit u drejtohen kutive të votimet në zgjedhjet për president shteti.

Mbi 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote do të mund të votojnë në 3480 qendra të votimit prej orës 7:00 të mëngjesit deri në mbylljen e kutive në orën 19:00.

Votuesit do të mund të zgjedhin mes 7 kandidatëve për president, 2 prej të cilëve janë shqiptarë, Bujas Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga VLEN.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka akredituar 342 vëzhgues vendas, 517 vëzhgues të huaj dhe ndërkombëtarë, 51 përkthyes dhe 32 gazetarë të huaj.

Zgjedhjet e fundit presidenciale u mbajtën më 21 prill dhe 5 maj 2019, në të cilat Stevo Pendarovski fitoi me 435.656 vota ose 53,59 për qind të numrit të votuesve që dolën dhe votuan në rrethin e dytë.