Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Sovranë, krenarë, gjenialë”: Çitaku ironizon pas konfirmimit të takimit në Bruksel për dinarin

 
   

Pas konfirmimit se nesër në takimin e thirrur në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi për të diskutuar rreth çështjes së dinarit do të shkojë Banka Qendrore e Kosovës, Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka ironizuar duke shkruar në Facebook fjalët “sovranë dhe krenarë”.

Reagimi i Çitakut:

Pra, në vend se të kordinohen me aleatët për çështjen e përdorimjt të valutave të huaja në Kosovë, tani institucionet tona paskan shprehur gadishmëri të koordinohen me Beogradin në Bruksel.

Gjenial jeni për besë.

Sovranë dhe krenarë.