Nexhmedin Spahiu, analist politik, lidhur me procesin e votimit në katër komuna në veri të vendit, i ftuar në televizionin publik ka thënë se kryesore është që Kosova ka përmbushur detyrimet e veta ligjore karshi kërkesës së komunitetit ndërkombëtar për ndryshimin e kryetarëve aktualë në komunat e veriut.
Spahiu ka deklaruar se partia kryesore e serbëve në veri të Kosovës, Lista Serbe, për shkak të ndikimit të Beogradit zyrtar, i cili merr përsipër strategjitë politike, është tërhequr nga pjesëmarrja e këtyre zgjedhjeve.
“Kjo dëmton vetë komunitetin serb të Kosovës, por edhe vetë këtë parti”, ka theksuar, mes tjerash, Spahiu.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës ajo që mund të bëjë tani është ta ndërmarrë hapa më radikalë drejt etablimit të një situate në veri të Kosovës ku sikundër th ai, qytetarët të mund të gëzojnë të drejtat e tyre individuale e kolektive.