Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Spahiu: Nuk i besoj sondazhit të UBO-s, AAK-NISMA kanë rritje

 
   

Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar sondazhet e publikuara nga organizata UBO për partitë politike.

Spahiu ka theksuar se nuk i beson sondazheve, ngaqë sipas tij, ato bëhen me efekte të reklamës së partive politike.

“E para unë nuk i besoj sondazheve. Zakonisht sondazhet bahen me efekte të reklamës së partive politike”, ka thënë Spahiu.

Spahiu ka thënë se sondazhi i UBO-s nuk është bindës, pasi siç tha ai, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA janë në rritje të përkrahjes së qytetarëve.

“Nuk duket bindës për shumë arsye, e para Aleanca mendoj që tashmë është në rritje dhe jo në zbritje pas bashkimit me Nismën. Pse PDK-ja qëndron në një vend është se nuk ka bërë ndonjë lëvizje efektive minus ose plus, por LDK-ja nuk i ka më 12 mijë votat e Behgjet Pacollit”, ka thënë Spahiu.