Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu deklaroi se sjelljet e sotme të liderëve politik në vend tregojnë për një marrëdhënie jo të mirë mes tyre.
Fillimisht mes presidentes dhe kryeministrit e pastaj edhe tek Donika Gërvalla, si ministre e punëve të jashtme, u përcollën sot me disa reagime.
“Së pari, pjesmarrja në një takim të tillë varet prej agjendes që mudn të ketë pasur kryeministri, ndonjë takim më të rëndeësishëm por dissat mes njëri tjetrit me siguri që tregojnë një relacion jo të mirë.
Është thjeshtë çështje egosh të cilën nuk ish dasht me pas e sidomos liderët e një vendi të vogël”, deklaroi Spahiu.