Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“SPAK nuk fal”, çfarë po paralajmëron eksperti i Kriminalistikës Karamuço? Meta e Monika rrezikojnë…

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se SPAK nuk ndjek politikë penale, dhe se ka treguar që nuk fal aspak.

Gjatë një interviste televizive, Karamuço u shpreh se nëse akuzat për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin provohen, atëherë sipas tij dënohen të dy.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetari: A rrezikon apo jo duhet ta thotë Prokuroria. Unë mund të them që hetimet janë duke u mbyllur. Kryemadhi ka shkuar dhe vetë e ka kërkuar celularin që i është sekuestruar. Për zotin Meta janë të drejtpërdrejta veprimet hetimore qoftë edhe nëse do të ketë masa shtrënguese. Ndërsa zonja Kryemadhi në rast se do të ndodhë ka një procedura më të gjatë.

Ervin Karamuço: Sinjali i parë i arrestimeve familjare është dhënë para dy javësh. SPAK nuk ndjek politikë penale, edhe në rastin konkret unë mendoj që rrezikojnë të dy edhe të arrestohen edhe të dënohen me burg. Nëse akuzat provohen shkojnë të dy në burg. SPAK nuk fal.

Ermal Vija: Dosja tjetër që hetohet është afera CEZ/DIA. Zoti Meta si person i thirrur si person që ka dijeni ka folur vetë dhe ka thënë që ka dhënë sqarime. Në dijeninë time Prokurorët e Posaçëm kanë administruar vendimin e gjykatës. Disa herë është tentuar që ky person të japë sqarime. Dhe duhet thënë se edhe për këtë rast Prokuroria e Posaçme nuk ka regjistruar emër të personit ndaj një personi që kryhen veprime hetimore.