Avokati Spartak Ngjela thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet të firmosin një marrëveshje juridike të nivelit të lartë. Në një lidhje me Skype për emisionin “360 gradë” me gazetarin Artur Zheji, Ngjela tha se bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është në interes të politikës amerikane kundër Rusisë.
“Dy shtete shqiptare kanë qenë që në kohën e Titos. Çfarë ka ndodhur me Kosovën? Nixon e kërkoi Titos. Ai tha që unë e dua Kosovën të pavarur. Edhe Kennedy, dhe ata i kanë thënë se nuk mund të japim republikë, do ta bëjmë krahinë autonome, që t’i ketë të gjitha me president, parlament dhe kryeministër. Kaq e vërtetë është kjo se kur filloi Millosheviç sulmin e vet, Kosovës i hoqi të gjithë statusin juridik, amerikanët e nxorën të pavarur. Pa botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, politika amerikane dëmtohet shumë në luftën kundër Rusisë. Këtu tek ne ka vite, për të mos thënë dekada, që përballen dy interesat, ai amerikan dhe rus.
Në këto momente ka fituar version amerikan. Deri tani kanë qenë tanët që kanë shitur interesin kombëtar. Po ata kanë qëndruar këmbëngulës dhe e arritë. Tani janë dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Mos mendoni se ka mbaruar procesi këtu. Do të shkojë edhe në Çamëri. Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është në interes të madh të politikës amerikane në funksion të asaj që thashë. Çfarë do ndodhë më pas? Dy shtetet duhet të bëjnë një marrëveshje juridike të nivelit të lartë, të cilën nuk e kanë. Nuk e di kush e ndalon, por ndërkombëtarisht nuk ka pengesë.
Marrëveshje jurudike mes Shqipërisë dhe Kosovës të jetë e atij niveli që ta quash gati republikë, për të kaluar pastaj në fazat e tjera. Allbright në takimin tim si ministër më tha ne jemi politikë amerikane, ne jemi për opsionin përfundimtar por i druhemi shumë një spastrimi entik. E kishtë të drejtë. E mbani mend se si ndodhi spastrimi ektnik i Kosovës kur nisi bombardimi. Rasti i Kosovës është i pari në botë kur është thyer spastrimi etnik i Kosovës.”, u shpreh Ngjela.