Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë televizive se Albin Kurti po sillet saktë dhe me logjikë të lartë në dialogun me Serbinë.
Sipas tij, ndërkombëtarët do kthehen te Kurti, pasi nuk mund të sillen keq me popullsinë më të madhe të Ballkanit Perëndimor.
“Nuk e kanë përjashtuar, do kthehen ata te Kurti. Pse do ndodhë? Nuk rrinë dot ata me popullsinë më të madhe të Ballkanit Perëndimor, nuk mund të sillen keq. Ata thonë të fitojmë sa të fitojmë në funksion të Serbisë, kurse shqiptarët e kanë fituar pavarësinë. Çfarë i shqetëson shqiptarët? Do bëjë luftë Serbia? Çfarë lufte do bëjë Serbia, s’ka fuqi. Kurti sillet saktë, me logjikë të lartë dhe bën lëshime, në kuptimin formal, po asnjë në kuptimin konkret”, tha Ngjela.