Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Specialja nuk ia lejoi avokaten e Jakup Krasniqit: Cali kthehet tek avokati i njëjtë për mundësinë e fundit të ankesës në Hagë

 
   

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, kishte arritur marrëveshje me Salih Mustafën për ta mbrojtur në shkallën e fundit të gjykimit në Supreme. Aty ku ish-eprori i UÇK-së e ka mundësinë e fundit për ankesë.

Megjithatë, Gjykata Speciale nuk ia lejoi që avokatja e Jakup Krasniqit, të jetë edhe avokate e Salih Mustafës. Kjo pasi konstatuan se mund të ketë konflikt interesi.

Mustafa tashmë është detyruar ta merr një avokat tjetër. Dhe ai është kthyer sërish te avokati që e mbrojti në dy shkallët e para, Julius von Bone. Lajmin e ka konfirmuar Gjykata Speciale me anë të një parashtrimi.

Von Bone nuk është se ka bërë ndonjë punë të sukesshme në dy shkallët e para. Madje, me ankesën e tij në Apel ai nuk ka arritur të fitojë në absolutisht asnjë prej pikave të ankesës.

Por, çfarë ndodhi?

Mustafa e kishte larguar avokatin e mëhershëm Julius von Bone, i cili dështoi në secilën pikë të ankesës në Gjykatën e Apelit.

Avokatja e re e Mustafës ka bërë të ditur se pritet të ankohet në Gjykatën Supreme në Hagë. Megjithatë, për këtë ka kërkuar një afat shtesë në ankesën e saj, ndryshe nga ai që është i paraparë me ligj. Këtë e ka arsyetuar edhe me faktin se Mustafa, ende nuk e ka pranuar aktgjykimin në gjuhën shqipe.

“Ekipi i ri i mbrojtjes gjithashtu do të kërkojë kohë adekuate për t’u konsultuar me z. Mustafa dhe për të marrë udhëzimet e tij. Mirëpo, z. Mustafa ende nuk e ka pranuar aktgjykimin e ankesës në gjuhën që ai e kupton, përkatësisht në gjuhën shqipe. Kjo vështirësi shkakton arsyen e katërt pse ekziston një shkak i mirë për një kohë më të gjatë për ankesë. Duke pasur parasysh se versioni në gjuhën shqipe i aktgjykimit u vu në dispozicion vetëm rreth gjashtë (6) muaj pas versionit në anglisht, në mënyrë të arsyeshme pritet që përkthimi i aktgjykimit të apelit të mos zgjasë më shumë se gjashtë (6) muaj.12 Prandaj, nëse Periudha e parë e kërkuar e zgjatjes prej 180 ditësh shtesë është miratuar, pjesa më e madhe e kësaj periudhe do të kërkojë që z. Mustafa të japë udhëzime bazuar në versionin anglisht të Aktgjykimit të Apelit. Natyrisht, Mbrojtja do të punojë në këtë vështirësi gjuhësore për një periudhë më të vogël nëse plotësohet kërkesa alternative prej 90 ditësh nga dhënia e Aktgjykimit të Apelit në gjuhën shqipe”, thuhet në parashtrimin e mbrojtjes së Mustafës.

Avokatja ka renditur edhe disa arsye të tjera, pse i nevojitet kohë më e gjatë.

Së pari, që nga shpallja e Aktgjykimit të Apelit më 14 dhjetor 2023 (i cili ishte një ditë pune para fillimit të pushimeve dimërore të Gjykatës), ka pasur një ndryshim material në përfaqësimin ligjor të z. Mustafa para KSK-së, konkretisht emërimi i avokatit të ri. Siç u tha më lart, znj. Alagendra u emërua zyrtarisht më 3 janar 2024, rreth 19 ditë pas nxjerrjes së Aktgjykimit të Apelit”.

“Së dyti, pas emërimit të zonjës Alagendra, filloi procesi i emërimit të një ekipi krejtësisht të ri mbrojtës. Ky proces është në vazhdim e sipër dhe, si në momentin e paraqitjes, nuk ka përfunduar ende. Aktualisht, nuk parashikohet që ndonjë anëtar i ekipit të ri të mbrojtjes të jetë i përfshirë as në fazën e gjykimit, as në fazën e apelit të rastit të z. Mustafa dhe kështu, të ketë ndonjë dijeni për rastin që u ngrit kundër z. Mustafa”

Së treti, procesi i sigurimit të aksesit të plotë të ekipit të ri të mbrojtjes në dosjen konfidenciale të rastit të ish-skuadrës së mbrojtjes dhe të gjitha materialet e KSC në çështjen KSCBC-2020-05 dhe KSC-CA-2023-02 është gjithashtu në vazhdim dhe ende nuk është përfunduar. Me rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh fazën e procedurës aktuale, është se versionet konfidenciale në anglisht të Gjykimeve Gjyqësore dhe të Apelit iu vunë në dispozicion Avokatit të ri Specialist vetëm më 9 janar 2024, në orën 16:12. Është e qartë, ndërsa të dyja aktgjykimet janë të rëndësishme, ato përbëjnë vetëm një pjesë të kufizuar të materialeve të çështjes. Më tej, që nga data e paraqitjes, vetëm avokatit kryesor të specialistit i është dhënë akses në materialet e lëndës LWF dhe KSC në të dyja rastet. Nuk dihet ende se kur të gjithë anëtarëve të ekipit të ri do t’u jepet akses në të gjitha materialet e çështjes, duke përfshirë dosjen e çështjes së mbrojtjes”

Por, emërimi i avokates së Jakup Krasniqit ishte refuzuar nga trupi gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së, pasi u vlerësua se ekziston rreziku i konfliktit të interesit.

Tash Von Bone do ta ketë në dorë ankesën e Mustafës në Gjykatën Supreme.