Në një operacion të Policisë së Kosovës u arrestuan dy persona të dyshuar për spiunazh në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).
Bisedat mes spiunëve dhe BIA-s ka ndodhur vetëm një ditë pas sulmit në Banjskë, sipas burimeve brenda organeve të sigurisë nga Dukagjini.
Të dyshuarit, të cilët pritet të qëndrojnë në paraburgim për një muaj, janë pjesë e një hetimi që ka nisur tre vjet më parë.
Informacioni fillestar erdhi nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) përmes një shërbimi partner ndërkombëtar.
Specialistët e AKI-së kanë ndjekur dy të dyshuarit, të cilët vepronin të ndarë, por nën drejtimin e një shefi të përbashkët.
Sipas këtyre burimeve, AKI ka ndjekur të dyshuarit në hapësira të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, me takime që zhvilloheshin kryesisht në Serbi.
Përgjimet kanë zbuluar biseda ku të dyshuarit diskutonin për ngjarjet në Banjskë dhe planifikonin incidente ndëretnike me qëllim devijimin e luftës së UÇK-së.
Në një nga këto komunikime, Shabani dëgjohet duke kritikuar organizatorët serbë për amatorizëm dhe sugjeron përfshirjen e tij për një organizim më profesional.