![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/sqarohet-rohde-per-njohjen-avokatet-mund-te-praktikojne-ligjin-gjerman-vetem-me-diplome-perkatese_64d7537884fa1.jpeg?resize=850%2C545&ssl=1)
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është sqaruar pasi ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti dha një lajm se Gjermania ka njohur licensat e avokatëve kosovarë.
Rohde e ka bërë të qartë se për të praktikuar ligjin gjerman, avokatët kosovarë duhet të kenë një diplomë përkatëse dhe se ky kusht, mbetet për përfaqësimin e klientëve në gjykatat gjermane.
Rohde përmes një shkrimi në Twitter, ka deklaruar se përditësimi i fundit, pra ajo që ambasadori Ajeti e paraqiti si “njohje” të avokatëve kosovarë, ka të bëjë vetëm me aktivitetet jashtëgjyqësor, pra jo me procedura gjyqësore.
“Sqarim për shkrimin tim më poshtë: Përderisa avokatëve kosovarë u lejohet që të punojnë në Gjermani, praktikimi i ligjit gjerman bën të nevojshme një diplomë përkatëse. Ky kusht mbetet për përfaqësim të klientëve në gjykata gjermane. Përditësimi lidhet vetëm me aktivitetet ekstrakurrikulare të avokatëve, duke i përjashtuar procedurat gjyqësore”, ka shkruar ambasadori gjemran.