Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.
Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Para pak ditësh, Heidi dhe Romeo kanë patur një darkë romatike, ku kanë biseduar në privatësi, duke njohur më tepër njëri-tjetrin. Ndërkohë që ende po mësojnë shumë nga jeta e njëri-tjetrit, ditën e sotme, Heidi i ka treguar një histori mjaft të bukur Romeos, në lidhje me lulen e saj të preferuar.
Romeo: Lulja jote e preferuar?
Heidi: E di? Jo, nuk ta kam thënë. Doja ta ndaja me ty këtë moment, është lulëkuqja.
Romeo: Seriozisht e ke? Të pëlqen lulëkuqja vërtet?
Heidi: Sepse është një gjë e bukur që dua që ta dish. Po flisja dje me Rozën dhe hapi një fustan plotë me lulëkuqe dhe ajo është lulja ime e preferuar. Sepse babi, kur isha unë e vogël, isha shumë e vogël, merrte lulëkuqet dhe me to krijonte nusen dhe dhëndrin edhe luante me ato me mua.
Pavarësisht se marrëdhënia e tyre nisi shumë pozitive për shkak të një loje të organizuar nga Vëllai i Madh, ku Lidi pretendonte se ishte vëllai i Heidit, Romeo dhe Lidi vijuan të ishin shumë të afërt edhe kur loja u zbulua. Mirëpo që prej momentit që Lidi ka dalë në nominim, marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar, ku prej ditës së djeshme, dyshja është përplasur disa herë.
View this post on Instagram