Së fundi, morën vëmendje paraqitjet e Edi Ramës dhe Albin Kurtit në stadiumin “Air Albania”, të cilët ishin shkuar për ta përcjell ndeshjen Shqiëpri-Çeki.
Ajo çka nxiti reagime ishte fakti se dy kryeministrat shqiptar qëndruan larg njër-tjetrit dhe nuk e përcollën bashkë ndeshjen.
E këtë çështje, e komentoi avokati shqiptar, Spartak Ngjela.
Ai në një postim në Facebook ‘goditi’ Ramën, ku ngriti pyetje se
“E pse rri, o mjeran i Tiranës, si kryeministër i Shqipërisë, kur ty nuk të duan shqiptarët?
Pse rri, pse nuk ikën? Kush po të mban, shqiptarët apo antishqiptaria?” – shkroi ndër të tjera Ngjela, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Rama i stepur si një fakir në stadium, kur stadiumi bërtiste me entuziazëm patriotik Albin Kurti, Albin Kurti…
E pse rri, o mjeran i Tiranës, si kryeministër i Shqipërisë, kur ty nuk të duan shqiptarët?
Pse rri, pse nuk ikën? Kush po të mban, shqiptarët apo antishqiptaria?
Ik, o Ramë ziu, se nuk ke më të ardhme në Shqipëri, se shqiptarët tani të kanë njohur.