Aktori i njohur Çun Lajçi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend për urën e Ibrit dhe reagimeve rreth hapjes apo mos hapjes së saj.
Çuni përmes një shkrimi në Facebook, e quan zëdhënësin e BE-së, Peter Stano me epitetin “Stani Stano”, duke thënë se ata janë mësuar me njerëz që kishin dosje dhe sa herë ata kundërshtonin, ua nxjerrnin dosjet.
“Stani Stano! Kjo jehonë fjale m’erdhi si valë liqeni sot, kur i hapa sytë e përballë më doli Hoti i Çun Mulës.
Stani, Stano! – bërtita, sepse s’është lehtë të merresh vesh me një njeri që s’ka shibla! Ju jeni mësuar me njerëz që kishin dosje dhe sa herë ata kundërshtonin, ju nxirrnit dosjet dhe u thoshit: – Nënshkruaj nëse nuk do që këto të flasin! Dhe ata vënin firma, ndërsa Kosovës i shtrëngohej laku!
* Qesha buzë liqenit të Shkodrës, edhe me Amerikën që po thotë: – Me Albinin s’merremi vesh!”, ka shkruar Lajçi.
Ai thotë se ka qeshur edhe me Bedri Hamzën dhe vizitën e tij në Amerikë, me një kryetar që ngjitet përditë shkallëve të Dragodanit vetëm për të përshëndetur Honevierin, ndërsa ka qajtur me një komandant.
“Qesha edhe me Bedri Hamzën që bëri tërë atë rrugë deri në Amerikë për t’iu thënë: – Më ndihmoni t’ia ve ndërskamcën, se unë jam Kryetar i Mitrovicës dhe Urën e mbuloj me xhemba nëse më thoni ju! Qesha edhe me një kryetar që ngjitet përditë shkallëve të Dragodanit, vetëm për të përshëndetur Honevierin: – Unë jam i gatshëm për firmosje! Me një komandat t’çelikët qesha e qava kur mu kujtua se çka tha; – Albini ta harroi Veriun! – Zemra mu bë mal kur kujtova se me kend është populli!”, ka shkruar tutje aktori.
Në fund, ai ka shtuar se Kosova nuk ka çka të ndahet më, sepse e humb formën dhe rrënjët i dalin përmbi!
Shkrimi i plotë:
Stani Stano
Kjo jehonë fjale m’erdhi si valë liqeni sot, kur i hapa sytë e përballë më doli Hoti i Çun Mulës.
Stani, Stano! – bërtita, sepse s’është lehtë të merresh vesh me një njeri që s’ka shibla! Ju jeni mësuar me njerëz që kishin dosje dhe sa herë ata kundërshtonin, ju nxirrnit dosjet dhe u thoshit: – Nënshkruaj nëse nuk do që këto të flasin! Dhe ata vënin firma, ndërsa Kosovës i shtrëngohej laku!
* Qesha buzë liqenit të Shkodrës, edhe me Amerikën që po thotë: – Me Albinin s’merremi vesh!
Qesha edhe me Bedri Hamzën që bëri tërë atë rrugë deri në Amerikë për t’iu thënë: – Më ndihmoni t’ia ve ndërskamcën, se unë jam Kryetar i Mitrovicës dhe Urën e mbuloj me xhemba nëse më thoni ju!
Qesha edhe me një kryetar që ngjitet përditë shkallëve të Dragodanit, vetëm për të përshëndetur Honevierin: – Unë jam i gatshëm për firmosje!
Me një komandat t’çelikët qesha e qava kur mu kujtua se çka tha; – Albini ta harroi Veriun!
– Zemra mu bë mal kur kujtova se me kend është populli!
Është e kuptueshme që është vështirë të merresh vesh me Albinin, sepse ai s’ka shibla, ashtu si Trumpi që deshi të djegë Kapitolin dhe prap garon për President, e prap amerikanët e votojnë!
Ti, Stano i Lajçakut, “stani malo,” sepse Kosova është sa një gogël e s’ka çfarë të ndahet më, se e humb formën dhe rrënjët i dalin përmbi!