Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Stano i përgjigjet deputetes së VV-së që tha se Kurti është vetëm, derisa Vuçiq, Borrell e Lajçak në një anë

 
   

Një deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, parti që kjo që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, një ditë para takimit të nivelit të lartë në Bruksel, kishte thënë se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari sllovak Mirsolav Lajcak janë bërë palë me Serbinë derisa kryeministri Albin Kurti ka mbetur vetëm në njërën anë.

Lidhur me këto akuza për njëanshmëri të Brukselit, të bëra nga deputetja e pushtetit, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, në një përgjigje për  ka folur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano ka thënë se zakonisht s’komentojnë në deklarata, e sidmos atyre që iu mungon ndonjë bazë racionaliteti, duke iu referuar deklaratës së deputetes Kryeziu-Hyseni.

“Faleminderit për e-mailin dhe pyetjet. Ne zakonisht nuk komentojmë në komente, veçanërisht në të tilla që iu mungon ndonjë bazë racionaliteti”, ka thënë Peter Stano.

Zëdhënësi i BE-së tutje  ka thënë se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe emisari sllovak Miroslav Lajcak qëndrojnë qartazi në emër të Bashkimit Evropian, në anën e vlerave dhe parimeve evropiane, të cilat i aplikojnë në përpjekjet lehtësuese në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Stano ka thënë se rezultati i bisedimeve të ndodhura më 14 shtator, tregon qartë se kush është i interesuar për rezultate dhe zgjidhje evropiane e kush jo.

“Përfaqësues i Lartë e Zëvendëspresidenti [Josep Borrell] dhe Përfaqësuesi Special i BE-së [Miroslav Lajcak] qëndrojnë qartë – në emër të BE-së – në anën e vlerave dhe parimeve normale evropiane, të cilat ata i zbatojnë në përpjekjet lehtësuese ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Rezultati i Dialogut të 14 shtatorit tregon qartë se kush është i interesuar për rezultatet dhe zgjidhjet evropiane dhe kush jo”, ka thënë Peter Stano në një përgjigje.

Deputetja e VV’së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, më 13 shtator kishte thënë se në dialog në njërën anë janë rreshtuar Borrell, Lajcak dhe Serbia, ndërkohë që Kosova në njërën anë e vetme.

“Vendosja e padrejtë e masave është veprimi më i gabueshëm që ndërmjetësuesit e procesit e kanë bërë. Kjo duke konfirmuar se në vazhdimësi ka pasur qasje të pabarabartë ndaj Kosovës. Uroj që të hiqen masat dhe këtë e kemi diskutuar edhe me përfaqësues të ndryshëm të politikës evropiane. Nëse këtu kemi palë të interesuara qe të ecin përpara, Serbinë, Lajçakun e Borrellin, tri palë të orientuara në një anë, e Kosova e vetme, ndërsa këta do të duhej të ishin palë ndërmjetësuese”, ka thënë ajo.

Takimi i 14 shtatorit në Bruksel ka përfunduar pa ndonjë progres. Ka qenë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, që ka dalë i pari në konferencë për media pas takimit, duke thënë se s’ka asgjë nga takimi.

Më pas Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në konferencën për media ka thënë se BE-ja kishte bërë një propozim për implementim paralel të obligimeve të Marrëveshjes së Ohrit, por që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’ka pranuar që të nisë i pari me themelimin e Asociacionit, ndërkohë që Vuçiq ka pranuar propozimin e BE-së.

Në konferencë për media ka dalë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se kushtëzimi që Kosova të fillojë e para me Asociacionin ka qenë kusht i Serbisë që u bë edhe qëndrim i BE-së, dhe sipas tij s’mund të ketë progres pa u larguar një kusht i tillë.

Kurti ka bërë të ditur se i ka dhënë Brukselit një propozim të tij për atë se si duhet implementohen obligimet që dalin nga Marrëveshja Bazike, e ku janë të përfshirja edhe marrëveshjet e vjetra në kuadër të Dialogut, si ajo për themelimin e Asociacionit. Në planin e paraqitur nga kryeministri Albin Kurit, Asociacioni apo siç e cilësohet në dokument “vetëmenaxhimi’, planifikohet të implementohet në disa faza