Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Stano përfundon mandatin si zëdhënës i BE-së, ja çka thotë për Lajcak-un dhe dialogun Kosovë-Serbi

 
   

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot në konferencën e fundit të tij, meqë të shtunën i përfundon mandati.

Stano ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për mandatin e emisarit special, Miroslav Lajcak.

Stano ka thënë se mandati i Lajcak është deri më 31 janar dhe se gjithçka që mund të thotë rreth çështjes së mandatit të emisarit special është se shtetet anëtare vendosin për këtë çështje.

“Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, zgjat deri në janar dhe mandati ynë do të përfundojë së shpejti, këtë të shtunë. Nuk më takon mua të flas për këtë apo të komentoj se çfarë do të ndodhë më pas. Mund t’ju kujtoj vetëm se kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vendimi për mandatin e çdo Përfaqësuesi Special është në dorën e shteteve anëtare dhe ato duhet të vendosin për këtë”, ka thënë Stano.