Sistemi autoritar në një vend më së miri ilustrohet me faktin se fjala e drejtuesit të shtetit riciklohet dhe përsëritet në vazhdimësi nga vartësit e tij, duke e cituar dhe përdor në secilin takim me media, kjo është praktikë tash e disa vjeçare në Serbi, kur fjalët e Vuçiq përsëriten gjatë gjithë javës nga figura edhe zyrtarë serb.
Kështu sekretari shtetëror në ministri të mbrojtjes së Serbisë Nemanja Staroviç ka deklaruar se gjendja dhe situata në veri të Kosovës është e paqëndrueshme dhe kemi një lloj okupimi ushtarak, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.
Sipas tij prapavija e situatës atje dhe sulmeve ndaj sistemit shëndetësor dhe Kishës Ortodokse Serbe është planifikim dhe agjendë të cilin Kurti e ka ndërtuar me vite.
“Ai në mënyrë sistematike dhe themelore po realizon planin e vetë. Qëllimi i tij është që mos të ekzistojë asnjë angazhim shoqëror apo politik të serbëve në Kosovë. Ai pikërisht për këto arsye asnjëherë nuk do të pranojë në formimin e asociacionit të Kosovës. Prandaj ka goditur në sistemin shëndetësor dhe në Kishën Ortodokse Serbe”, tha Staroviç për TV Pink.
Sipas Staroviç ajo që përbën rrezikun më të madh dhe shkak për masa dhe hapa të reja që i ka paralajmëruar edhe presidenti Vuçiç, situata aktuale në veri të Kosovës është e paqëndrueshme, që përkujtojnë një formë të okupimit ushtarak.
“Për çdo ditë atje po keqtrajtohen dhe poshtërohen pjesëtarët e popullit serb, ndërsa rreziku më i madh është hapja e gjahut ndaj serbëve, me qëllim që ata në tërësi të mbeten vetëm”, tha Staroviç.