Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Statovci dënon sulmin ndaj Sandulkoviqit: Serbia ka nisur t’i helmojë e torturojë politikanët e opozitës

 
   

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka reaguar pas sulmit ndaj Nikolla Sanduloviq, kryetar i Paritsë Republikane të Kosovës.

Statovci përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është sfidë e madhe për Kosovën të ketë një fqinj si Serbia, që ka nisur të helmojë e torturojë liderët politikë të opozitës.

“Arrestimi, tortura dhe helmemi i liderit opozitar serb Nikola Sanduloviç na kujton me çfarë kemi pasë të bëjmë historikisht si komb, dhe me çfarë kemi të bëjmë akoma si fqinj. Teknika e përdorimit të shërbimeve sekrete për shkatërrimin e oponencës politike, është karakteristikë vetëm e vendeve që luftojnë fuqishëm vlerat e demokracisë, pra vlerat perëndimore.” – ka shkruar ai.

Tutje, Statovci ka deklaruar se Kosova ka në kufi një shtet “satelit rus”.