Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, ia ka lënë meritat edhe këshilltarit të jashtëm, Gani Jakupi, për lejimin e qytetarëve të Kosovës të hyjnë në Spanjë.
Duke kritikuar opozitën të cilët reaguan për pagën e Jakupit, ajo tha se “pra, qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij”.
“Dikur projekte lobuese milionëshe për ndarjen e Kosovës, sot projekte lobuese për bashkim të Kosovës së pa ndarë me perëndimin. Opozita që dikur paguante për projektin e ndarjes së Kosovës u ngrit në këmbë për pagesën ndaj Gani Jakupit që lobon e ndihmon Republikën në Spanjë.
Por, sot pas këtij lajmi a thua çfarë do të thonë. Pra, qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij. Ja një pjesë e rezultatit. Vazhdojmë”, ka shkruar ajo në Facebook./teve1.info