Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Statovci: Takimi i Osmanit dhe Kurtit me Burns është dëshmi e marrëdhënieve të mira me SHBA-të

 
   

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci e ka komentuar takimin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe shefi të CIA-s, William Burns.

Ajo tha se partneriteti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë dhe takimi Kurti-Burns është dashmi e marrdhënieve të mira.

Kjo është e vetmja e vërtetë e Kosovës sot. Kjo do të jetë e vërteta e Kosovës nesër e përgjithmonë. Partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i shenjtë. I pandryshueshëm. I palëkundshëm. Dëshmi e këtij partneriteti është edhe vizita e shefit të CIA-s në Kosovë dhe takimi i tij me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti.

Vajet që u dëgjuan treguan shterpësinë e ideve e idealve të llogorit që lufton matanë pushtetit që po tregojnë se pavarësisht dëmit të shtetit, mjafton të pësojë kundërshtari politik. Këtë qasje qytetari e ka dënuar e do të dënojë gjithmonë!”, ka shkruar Statovci në Facebook.