Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Stojkoviq: Si ndodh që valuta dëbon serbët nga Kosova e jo nga Banja Luka?

 
   

Avokati serb Çedomir Stojkoviq, i cili kishte bërë homazhe në Prekaz, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit rreth rregullores së BQK-së, që në Kosovë do të përdoret vetëm valuta euro.

Ai ka shkruar në platformën ‘X’, se si ndodh që valuta i dëbon serbët vetëm nga Kosova dhe jo nga Banja Luka.

“Pse Beogradi nuk foli për “spastrim etnik dhe sulm ndaj serbëve” kur, Sllovenia prezantoi Tolar,- Maqedonia denar, Kroacia Kuna, Bosnja Markën, Mali i Zi, Austria dhe Gjermania Euron.

Si ndodh që valuta i dëbon serbët vetëm nga Kosova dhe jo nga Banja Luka, Herceg Novi dhe Vjena?, ka shkruar ai.