Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten para se ta mbajë në Bruksel takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shkoi për një bashkëbisedim në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentin Evropian.
Atje diplomati norvegjez mes tjerash përmendi veçanërisht, Kosovën, kur foli për bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Shkrimi i plotë:
“Është mirë që të shohësh që vit për vit ne kemi qenë në gjendje të forcojmë bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në kibernetikë, në hapësirë, në infrastrukturën kritike, në lëvizshmërinë ushtarake dhe ne punojmë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë”.