Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajnë rol të domosdoshëm në sigurinë evropiane.
Ai para fillimit të Samitit të vendeve të NATO-s që po mbahet në Lituani, u takua me presidentin e SHBA-së, Joe Biden për të cilin tha se po mban NATO-n të fortë e të bashkuar.
“E mrekullueshme për t’u takuar përsëri përpara Samitit të NATO-s me presidentin Joe Biden dhe falënderoj atë për udhëheqjen e tij të fortë. Shtetet e Bashkuara luajnë një rol të domosdoshëm në sigurinë evropiane, duke përfshirë mbështetjen e palëkundur për Ukrainën . Presidenti Biden po e mban NATO-n të fortë dhe të bashkuar”, ka shkruar ai pas takimit.
Në këtë samit temë kyçe do të jetë lufta në Ukrainë./teve1.info/
Great to meet @POTUS again ahead of the #NATOSummit and thank him for his strong leadership. The United States plays an indispensable role in European security, including with steadfast support to #Ukraine. President Biden is keeping #NATO strong and united. pic.twitter.com/KE0p1nnBpE
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) July 11, 2023
Tags: Bidensamiti i NATO-sStoltenberg