Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se 93 trupa të KFOR-it, mbetën të lënduar nga tensionet në veri të Kosovës.
Këtë shifër ai e ka bërë të ditur, në një cicërimë në twitter, ndërsa flet për takimin që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku edhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi, t’i kthehen dialogut.
”Mirë të takohem me @predsednikrs për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la të plagosur 93 trupa @NATO_KFOR.
#NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e saj të #OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga #BE”.