Ekspertja në fushën e sigurisë dhe informacionit Ivana Stradner ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Aleksandar Vulin do të qëndrojë për vizitë këtë javë në Moskë.
Ajo në një postim në rrjetin social “X”, ka thënë se Vulin do të zhvillojë takime me shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe të tjerë.“Kohë interesante… pasi qeveria serbe ka paralajmëruar kaos në Kosovë këtë javë. Ndërkohë… gazeta e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse vazhdon të flasë për një konflikt në Ballkan”, ka shkruar Stradner.
Aleksandar Vulin njihet për qëndrimin e tij pro-rus dhe antiperëndimor. Ai gjatë vizitës së tij të fundit më 11 qershor 2024 në Moskë tha se “Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
”Serbia, e cila kërkon zyrtarisht anëtarësimin në BE, prej vitesh po largohet nga rruga e saj në BE dhe drejt aleatit tradicional Rusisë, si dhe Kinës. Vulin, i cili konsiderohet si “njeriu i Moskës” brenda qeverisë serbe, ka mbrojtur krijimin e “Botës serbe” që do të bashkonte të gjithë serbët.