![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/stresi-zbulon-aksidentalisht-portretin-e-te-dashures-se-re-video_64e48d6b50fa4.jpeg?resize=1007%2C555&ssl=1)
Vetëm pak kohë më parë, në një rrëfim, Stresi zbuloi se është në një lidhje dashurie dhe sa i përket portretit të vajzës, ai ka dashur ta mbajë sekret.
Por duket se ky sekret nuk ka zgjatur shumë pasi, ditën e djeshme, reperi ka zbuluar aksidentalisht fytyrën e të dashurës së tij, teksa ka qënë “live” në profilin e tij të Instagramit.
Videoja, që është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, tregon vajzën me flokë brune, duke mbajtur syze dielli.
Arkimedi, i cili lajmëroi se sapo ka mbyllur sezonin e tij të koncerteve, po shijon pushimet me të dashurën e tij të re.
Ende nuk është zbuluar se cili është identiteti i vajzës që është shfaqur në videon e që po qarkullon kudo në internet.
Kliko për të parë videon: stresi