Home Lajme Studentët e UP-së vazhdojnë të përballen me problemin e ujërave të zeza

Studentët e UP-së vazhdojnë të përballen me problemin e ujërave të zeza

0
Studentët e UP-së vazhdojnë të përballen me problemin e ujërave të zeza

Studentët e Universitetit të Prishtinës tash një kohë të gjatë janë duke u përballur me problemin e rrjedhjes së ujërave të zeza mbi sipërfaqe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Zyrtarë të UP-së theksuan se ka më shumë se një muaj që i kanë bërë kërkesë Ujësjellësit Rajonal dhe Komunës se Prishtinës që të ndërhyjnë sa me shpejt për sanimin e problemit, por deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë.

Studentët e Universitetit të Prishtinës vazhdojnë të përballen me problemin e ujërave të zeza të cilat ka një kohë të gjatë që vazhdojnë të dalin mbi sipërfaqen e tokës dhe kjo është shumë shqetësuese për studentët të cilët patjetër duhet të kalojnë në atë pjesë. Anita Shala dhe Fitim Berisha, thanë për Radio Kosovën se kjo situatë po i pengon shumë dhe kërkojnë nga organet kompetente që sa më shpejt të rregullojnë ketë problem.

“Kjo gjendje është shqetësuese jo vetëm për studentë dhe stafin  por për të gjitha ata të cilët kalojnë në ketë pjesë. Dhe kjo është shumë problematike sepse është e dëmshme për shëndetin dhe nuk ka rrugë tjetër këtu të kalohet. Normalisht shumë shqetësuese dhe shpesh e pyes vetën pse nuk rregullohet kurrë ky problem. Kjo gjendje është që një kohë të gjatë kështu dhe duhet të rregullohet sa me shpejt se kjo pjesë është e frekuentuar nga të gjithë dhe kjo situatë është edhe e dëmshme për kalimtarët”, kanë thënë studentët.

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, është përgjegjës për  zhbllokimin e gypave ndërsa Komuna e Prishtinës për ndërrimin e tyre, por edhe pas takimit që kanë pasur zyrtarët e Universitetit me përfaqësues të Komunës dhe Ujësjellësit, dhe premtimeve që kanë marrë nga ana e tyre,  ende nuk është bërë asgjë. Kështu tha për Radio Kosovën sekretari i Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendi.

“Pas takimit që kemi pasur me  Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” dhe me zyrtarë të Komunës, kemi marrë premtim që se pari të ndërhyjë Kompania Rajonale e Ujësjellësit për zhbllokimin e gypave deri sa të bëhet ndërrimi i gypave nga  Komuna e Prishtinës. Komuna ishte duke i përfunduar disa punë në rrugën “Agim Ramadani” dhe na premtuan se shumë shpejt do të evitohen të gjitha problemet me ujërat e zeza. Por, që një muaj pas takimit nuk ka as një ndërhyrje apo sanimin të problemit”, ka shtuar Kelmendi.

Lidhur më këtë çështje, Radio Kosova ka kërkuar edhe sqarimin e Komunës, por zyrtarët e saj nuk i janë përgjigjur kërkesës sonë.

Sekretari Kelmendi shprehu shqetësimin se edhe disa fakultete të UP përballen me problemin e ujërave të zeza, si dhe ka mungesë të kapakëve të puseve brenda Kampusit të Universitetit Publik.

Loading...