
Sot pritet të mbahet protesta e studentëve në Serbi.
Driton Tali ka thënë se nlse nuk do të kishte pasur protesta në Serbi, Vuçiq me klikën e tij, nuk do të kishin qëndruar pa bërë ndonjë incident.
Postimi i plotë:
Derisa Serbia të jetë e sëmurë i tërë Ballkani do të kollitet
Protestave të studentëve në Serbi deri tashti (ta përsërisë edhe njëhere) ja pamë hajrin i gjithë rajoni. Sepse jam i bindur që Vuçiçi, me klikën e tij, nuk kishte me ndejt urtë në këtë frymën e ndryshimeve në gjeopolitikë.
Personalisht ju uroj suksese studentëve (dhe qytetarëve serbë paqedashës) sot në protestën e tyre të madhe sepse pa liberalizimin e Serbisë shumë vështirë (për mos të thënë e pamundur) është që të liberalizohet Ballkani Perëndimor.