Për më shumë se një orë Këshilli i Etikës ka qëndruar brenda Rektoratit.
Nga aty pritet që të dilet me një vendim për përjashtimin ose jo të profesorit, Xhevat Krasniqi, i cili akuzohet nga studentët për ngacmim seksual.
Ndërkaq studentë të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar para Rektoratit.
Në një lidhje direkte, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi ka intervistuar Anisa Mjekun.
“Ne kemi bërë kërkesë për përjashtimin e profesorit, Xhevat Krasniqi, i cili akuzohet nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për sulm seksual, po ashtu kërkesa e dytë është për Këshillin e Etikës, për shkarkim të anëtarëve të Këshillit të Etikës”, tha Mjeku.