Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

STUDIMI/ Mos e hani ushqimin shpejt pasi rrezikoni shumë!

Për shkak edhe të stilit të jetesës, ngrënia shpejt është bërë një praktikë e përditshme e shumë njerëzve, të cilët nuk po e kuptojnë se kështu dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre.

Deri më tani ishin mjekët që këshillonin pacientët e tyre të hanin ngadalë, por tashmë është konfirmuar edhe nga studimet e mirëfillta shkencore.

Sipas një studimi të publikuar në revistën BMJ Open, të gjitha ata që hanë ushqimin më shpejt marrin kile më tepër dhe kanë një rrezik tepër të lartë të zhvillojnë diabet, ndryshe nga ata që hanë ngadalë, raporton vizionplus.tv.

Studimi është kryer për një periudhë 5 vjeçare duke marrë të dhënat e 60 000 personave. Pasi janë peshuar, matur perimetri i belit si edhe janë marrë analizat e gjakut, ata janë pyetur nëse hanin shpejt, normalisht apo ngadalë.

Në fund të ekzaminimeve të hollësishme, u zbulua se ata që hanin shpejt kishin 42 për qind më shumë gjasa të ishin obezë sesa ata që hanin ngadalë.

I njëjti studim zbuloi se ngrënia e ushqimeve të tjera pas vaktit të darkës dhe ngrënia brenda dy orëve para rënies në gjumë ishin gjithashtu të lidhura fort me shtimin në peshë.

Po ashtu, ekspertët zbuluan se ata që hanin shpejt ishin mesatarisht 6.9 kilogramë më të rëndë se ata që hanin ngadalë. /vizionplus.tv