Shqipëria është prekur këtë mesditë nga stuhi dhe reshje të dendura të shiut.
Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar qarkullimi në disa rrugë, ndërkohë që uji ka hyrë në disa banesa dhe biznese.
Bëhet e ditur se në orët në vijim, do të ketë mot të vranët, me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar e herë pas herë të larta.
Për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit./TCh