
Pas disa ditësh me mot të thatë me temperatura shumë të larta, sot ka stuhi shiu e breshëri në disa pjesë të vendit.
Meteo Balkan ka publikuar disa pamje që tregojnë rrebesh shiu në fshatin Sharban të Prishtinës, në Jezerc të Ferizajt, e Fushë Kosovë.
Në Fushë Kosovë, por edhe në Kaçanik e Lipjan, pati edhe breshër.
Meteorologu Mendim Rugova ka parashikuar përkeqësim të motit nga sot, me stuhi dhe temperatura që do të shënojnë ulje në ditët e para të javës.