Pas shumë luhatjeve, moti mesa duket javën e ardshme do të futet në stinën tipike të vjeshtës sa u përket tempraturave por edhe reshjeve të shiut.
E hëna parashikohet e kthjellët dhe me temperatura relativisht të ngrohta, ndërsa nga e marta dhe në vazhdim do të kemi rikthim të reshjeve të shiut si dhe ulje temperaturash.
Dukë nisur nga dita e mërkurë temperaturat maksimale por dhe ato minimale do të pësojnë rënie në disa gradë.
Ndërkohë që gjatë javës nuk do të mungojnë reshjet e shiut që hera herës parashikohet të vinë edhe në formën e stuhive.