Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Stuhia e fortë e dimrit e vendos SHBA-në në gatishmëri të lartë

Dhjetëra miliona amerikanë po përgatiten për një stuhi të madhe dimri që mund të sjellë reshjet më të mëdha të borës dhe temperaturat më të ftohta në më shumë se një dekadë.

Stuhia, e cila filloi në mes të SHBA, do të lëvizë në lindje në dy ditët e ardhshme, tha Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS).

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në shtetet e Kentakit dhe Virxhinias, dhe pjesë të SHBA-së të pamësuar me të ftohtin e fortë, përfshirë Misisipin dhe Florida, janë paralajmëruar të presin kushte të pabesë.

Parashikuesit thonë se moti ekstrem po shkaktohet nga vorbulla polare, një zonë me ajër të ftohtë që qarkullon rreth Arktikut.

“Për disa, këto mund të jetë reshjet më të mëdha të borës në më shumë se një dekadë,” tha Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Ndërsa, parashikuesi i AccuWeather, Dan DePodwin tha se “kjo mund të çojë në janarin më të ftohtë për SHBA-në që nga viti 2011″.

Ai shtoi se “temperaturat që janë shumë nën mesataren historike” mund të qëndrojnë për një javë.

Ato temperatura të ulëta do të jenë edhe në bregdetin lindor, ku stuhia pritet të arrijë mbrëmjen e së dielës.

Disa zona të Kansasit dhe Indianës mund të shohin të paktën 20.3 cm borë, ndërsa në disa pjesë të Midëest-it janë të mundshme stuhi.

Për Misuri, Illinois dhe zona të Kentakit dhe Virxhinias Perëndimore parashikohen reshje me borë të thatë dhe shi/BBC