Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Stuhia “Hans” dy të vdekur dhe përmbytje të mëdha 

Një digë në një lum norvegjez u shemb pjesërisht të mërkurën, duke shkaktuar rrjedhje të ujit, pas ditëve të tëra përmbytjesh në zonë.

Diga e energjisë në lumin Glomma, njëkohësisht rruga më e madhe ujore e Norvegjisë, nuk ishte në gjendje të hapej pasi zona e saj e kontrollit u përmbyt.

Në Norvegjinë jugore pati rrëshqitje dheu të shkaktuara nga shirat e dendur gjatë natës në të gjithë rajonin malor.

Policia tha se më shumë se 600 njerëz u evakuuan, në veri të Oslos, pasi vetëm gjatë natës u raportuan rreth 16 raste të rrëshqitjes së dheut, dhe gjashtë zona përmbytjeje.

E ashtuquajtura Stuhia Hans – ka vrarë dy njerëz, ka rrënuar çatitë në të gjithë Evropën veriore në një verë që filloi me zjarre në pjesën më të madhe të rajonit.

Në Oslo, njerëzit u detyruan të punonin nga shtëpia dhe të shmangnin udhëtimet e panevojshme.

Erërat e forta dhe reshjet e shiut vazhduan në të gjithë rajonin, duke bërë të vonohen fluturimet, duke shkulur pemë, dhe duke shkaktuar ndërprerje në të gjithë Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Letoninë, Lituaninë dhe Suedinë.

Për më tepër në Lituani një grua, dhe një burrë në Letoni humbën jetën nga rrëzimi i pemëve.

Derisa në Suedinë qendrore, një tren doli pjesërisht nga shinat për shkak të një argjinature të larë, duke plagosur tre./Tëvë1/