Suedia të enjten zyrtarisht iu bashkua Aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s.
Zgjerimin e aleancës me 32 vende, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, e quajti një ditë historike, ndërsa shtoi se pranimi i Stokholmit e bënë NATO n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë aleancën më të sigurt.
Flamuri i Suedisë do të ngritet së bashku me ata të 31 aleatëve të tjerë në një ceremoni në selinë e NATO-s në Bruksel të hënën më 11 mars.
Suedia së bashku me Finlandën lanë dekada të mosangazhimit ushtarak dhe aplikuan për tu bashkuar me NATO-n tre muaj pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më shumë se dy vjet më parë.
It’s official – #Sweden is now the 32nd member of #NATO, taking its rightful place at our table. Sweden’s accession makes NATO stronger, Sweden safer, and the whole Alliance more secure. I look forward to raising their flag at NATO HQ on Monday.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) March 7, 2024